Vdes trajneri i njohur gjilanas

Ikona e hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Federata e Hendbollit ka njoftuar se Agim Shkodra ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.

Agim Shkodra, njihet si lojtar i shquar, i cili njihet si njëri prej figurave që kanë shkruar historinë në hendboll.Ai përpos, hendbollist, pas pensionimit nga hendbolli aktiv, ishte edhe trajner i Kombëtares së Kosovës në Hendboll te grup moshat e reja dhe disa klube të njohura nga Kosova.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës:

 

Një prej ikonave të hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. Me ndarjen nga jeta të Agim Shkodrës, klubi i hendbollit Drita nga Gjilani, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave qe shkruan historinë ne këtë sport.
Si portier, përkatësisht lojtarë, Shkodra karrierën e filloi në skuadrën Bozhuri nga Gjilani, vazhdoi te Buduçnosti nga Peja, ku ishte edhe në studime, në klubin Kosova të Vushtrrisë kurse karrierën e përmbylli në KH Drita të Gjilanit.
Kontributi i tij i madh ishte sidomos në vitet 1991-99, kur u pavarësua sporti kosovar. Pas luftës si trajner me sukses udhëhoqi skuadrën e Dritës në konkurrencë të femrave dhe të meshkujve, pastaj KHF Kosovën e KHF Prishtinën kur Prishtina ishte pjesë e garave ndërkombëtare. Ka drejtuar edhe klubin Zhegra. I ndjeri ishte edhe seleksionues i grup moshave të reja në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave, ku la gjurmë te pashlyera në zbulimin e talenteve te reja.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini në emër të FHK-së dhe të gjithë komunitetit të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkodra dhe klubit Drita nga Gjilani.
Varrimi i te ndjerit bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.