Vdes pronari i platformës që shet biletat për ndeshjet e kombëtares së Kosovës

Ka vdekur Ardian Kelmendi, pronar i platformës ‘tiks.app’, e cila bën shitjen e biletave online për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Kurse kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një telegrami e ka ngushëlluar familjen Kelmendi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më poshtë mund të lexoni telegramin e plotë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademit:

Telegrami i plotë i Ademit:

“E nderuara familje Kelmendi!

Të nderuar bashkëpunëtorë të Ardit,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të ngushtë, Ardian Kelmendi, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ardi ishte njëri prej bashkëpunëtorëve tanë të ngushtë, derisa njohurit e tij të mëdha në fushën e teknologjisë na ndihmuan në zhvillimin e shumë risive në federatë, sidomos në krijimin e platformës online të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares.

Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.