Foto: RTV 21

Vdes ish-hendbollisti Bashkim Hoxha

Dje në moshën 66-vjeçare ka vdekur ish-hendbollisti i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës, Bashkim Hoxha.

Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit, kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja. Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Me rastin e vdekjes së ish-hendbollistit, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të Federatës të hendbollit i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha.