Vdes ish-administratori i FFK-së Bajram Neziri

Ka vdekur ish-administratori i FFK-së, Bajram Neziri gjatë ditës së sotme, kanë njoftuar familja e tij.

Neziri ishte i infektuar me COVID-19,  pasi familja e tij më 21 prill kishin kërkuar plazmë të gjakut për Bajram Nezirin.

“Sot me datë 11. 05. 2021 ndërroj jetë bashkëshorti, vëllau dhe babi jonë Bajram (Isak) Neziri (04.08.1949).Varrimi bëhet nesër me datë 12. 05. 2021 në orën 14:00 në varrezat e Prishtinës në Dragodan. Dritë t’u bëftë shpirti i bardhë”, ka njoftuar një familjare e Bajram Nezirit.

Bajram Neziri ishte administrator i FFK-së që nga paralufta deri në pensionim.