Vazhdon shkëlqimi i Muriqit, shënon përsëri gol në fitoren e Fenerbahçes (VIDEO)

Fenerbahçes ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Denizlisporit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Turqisë.

Në këtë ndeshje për gjatë 90 minutave është paraqitur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi në këtë ndeshje ka shënuar një gol në minutën e 62’.

Sulmuesi shtatëlartë nga Prizreni në këtë sezon është duke shkëlqyer me ekipin turk, duke i shënuar katër gola dhe një asistim.

Fenerbahçe pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e tretë me 14 pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.