Vazhdon rritja e vlerës së Rrahmanit, bëhet futbollisti më i shtrenjtë te Kosova

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është duke bërë paraqitje fantastike te skuadra e Napolit.

Rrahmanit iu ka rritur vlera në tregun e transferimeve për dy milionë euro.

Uebfaqja e specializuar për vlerën e futbollsitëve “Tranasfermakrt”, sot ka bërë përditësime duke e ndryshuar vlerën e 27 vjeçarit nga Kosova.

Kapiteni i “Dardanëve” tani vlen 16 milionë euro, që është vlera më e lartë e arritur deri tani në karrierën e tij.

27 vjeçari duket se e ka fituar duelin me Manolasin te Napoli për një vend në qendër të mbrojtjes, në katër ndeshjet e fundit në tri prej tyre ishte titullar, kurse ndeshjen tjetër luajti për 48 minuta.