Kosovë - Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vashat e Kosovës po mposhten me rezultat të thellë nga Holanda

Është mbyllur pjesa e parë me rezultat 0-4, ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Mysafiret kanë kaluar në epërsi në minutën e 11’ me mesfushoren e Arsenalit, Danielle van de Donk.

Holanda e dyfishoi epërsinë në minutën e 31’ me Katja Snoeijsin.

Lieke Martens shënoi për 0-3, në minutën e 35’.

Golin e katërt e shënoi Katja Snoeijs në minutën e 44’.

Kosovë – Holandë, është duke u luajtur në kuadër të n për Kampionatin Europian “Euro 2021”.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kosovë – Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kosovë – Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com