Vashat e Kosovës ngriten për katër pozita në ranglisten e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s.

Vashat tona janë ngritur për katër pozita, duke qenë tani në vendin e 122-të në botë prej 155 shteteve.

Kosova ka lënë pas vetes Maqedoninë Veriore, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë më lartë, në vendin 77-të.

Suksesi i Kosovës vjen pas fitoreve ndaj Turqisë dhe Estonisë në kualifikime dhe miqësores së fituar 5:0 ndaj Luksemburgut.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!