Vashat e Kosovës mposhtën nga Rusia

Kombëtarja e Kosovës A, në kategorinë e vajzave ka pësuar humbje me rezultat 3-0, nga Rusia, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Vendaset kaluan në epërsi në minutën e 6’, me Federovën.

Për 2-0, shënoi Abdulina në minutën e 9’.

Ruset e trefishuan epërsinë në minutën e 12’ me Federovën.

Vashat e drejtuara nga Afërdita Fazlija në pjesën e dytë bën lojë më të mirë duke mos lejuar që të mposhtën përsëri.

Pas kësaj humje Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 10 pikë.

Kurse, Rusia në vendin e dytë me 21 pikë.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Holandës më 1 dhjetor.