
Kosovë - Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Vashat e Kosovës mposhten me rezultat të thellë nga Holanda
01.12.2020 - 20:58
Kosova ka humbur me rezultat të thellë 6-0, nga Holanda, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2021, në kategorinë e vajzave.
Vashat e drejtuara nga Afërdita Fazliu u majtën mirë në pjesën e parë duke mos pranuar gol.
Holandezet shpërthyen në pjesën e dytë duke i shënuar gjashtë gola.
Katja Snoeijs shënoi hat-trick, në minutat e 49’, 75’ dhe 84’. Kurse, tre golat tjerë i shënuan Roord në minutën e 51’ dhe të 83 dhe Martens në minutën e 58’.
Holanda e mbyll grupin me 30 pikë, nga 10 ndeshje duke pasur bilancë të qind për qind.
Kurse, Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 10 pikë nga 10 ndeshje.