Vashat e Kosovës barazojnë pa gola ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës A në futboll në kategorinë e vajzave kanë barazuar me rezultat 0-0 me Turqinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Europian.

Vashat e udhëhequra nga Afërdita Fazlija, u detyruan të luajnë me një lojtare me pak prej minutës së 35-të, pasi Liridona Syla u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithëkëtë, Dardanet ishin të barabarta dhe e ruajtën portën e vet dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat 0:0.

Pjesa e dytë ishte shumë e fortë, futbollistet e Turqisë me të gjitha forcat u munduan të shënojnë fitore, duke u bazuar në forcën numerike në fushë, por nuk arritën të pushtojnë kështjellën  e Dardaneve.

Pas këtij barazimi Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 10 pikë.

Të martën Kosova do të luajë me Holandën në Prishtinë.