Valverde merr përgjegjësinë për formën e dobët të Barcelonës

Barcelona të shtunën në mbrëmje u mposht nga Granada me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Humbja e blaugranëve ishte befasia e javës në La Liga, por edhe më gjerë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është deklaruar për media për situatën e tanishme të ekipit të cilin po e drejton.

Valverde ka thënë se ai e merr përgjegjësinë për situatën aktuale të Barcelonës.

“Në fund lojtarët janë aktorët dhe trajneri është përgjegjës. Unë ndiej përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Mund ta humbasësh, ama kur humb duhet ta meritosh të fitosh dhe sot ne nuk e merituam fitoren. Jashtë stadiumit tonë, ne nuk po regjistrojmë rezultate të mira. Kur po ndodh në katër ndeshje, atëherë është simptomë që ne nuk jemi mirë”, ka thënë Valverde.