
Valon Berisha rikthehet me barazim me Dusseldorfin
16.5.2020 - 17:57
Fortuna Dusseldorf nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Paderbornit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Bundesligë.
Në këtë ndeshje për Fortuna Dusseldorfin, mesfushori kosovar Valon Berisha ka luajtur për 69 minuta duke u zëvendësuar nga Bodzek.
Berisha iu është rikthyer futbollit pas pauzës dy muajshe për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Pas këtij barazimi Fortuna Dusseldorfi pozicionohet në vendin e 16-të, vend i cili e detyron skuadrën e Berishës të luaj në play-off, për ta kërkuar mbijetesën në Bundesligë edhe për një sezon.
⏰ 90. | 0:0
Keine Zuschauer, keine Tore. Abpfiff.#f95 | 🔴⚪️ | #F95SCP pic.twitter.com/OseuN77O7Y
— Fortuna Düsseldorf (@f95) May 16, 2020