Valon Berisha: Kemi treguar që jemi shtet i vogël, por me shumë zemër

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka folur për media, pas përfundimit të ndeshjes Angli- Kosovë, e cila përfundoi me fitore të vendasve.

Berisha bëri lojë fantastike duke i shënuar dy gola sot ndaj Anglisë.

Ai ka treguar se si janë motivuar pas përfundimit të pjesës së parë.

“Motivin e kemi pasur ta luajmë lojën tonë dhe të tregojmë zemër. Filluam shumë mire, por e kemi ditur se do të kemi shumë vështirë. Individualisht janë më të mire, por si ekipë kemi luftuar dhe e kemi treguar në pjesën e dytë se çfarë zemre kemi. Faleminderit tifozëve për përkrahjen që kanë treguar, hallall iu koftë. Kemi shënuar 3 gola dhe kjo e tregon kualitetin e zemrën tonë. Kanë qenë shumë efektiv dhe çdo shanse e kanë shndërruar në gol, por ne folëm me njëri-tjetrin në pushim dhe treguam zemrën tonë të vërtetë në pjesën e dytë. Kemi treguar që jemi shtet i vogël, por me shumë zemër”,ka treguar Valon Berisha.

Ndërsa për ekzekutimin e penalltisë ku u pa një diskutim midis Muriqit dhe Berishës, ai tha se e ka vëlla dhe është i gëzuar për golin e tij.

“Muriqin e kam vëlla, jam i gëzuar për golin, kam dëshirë të bëj hat-trick, por s’ka rëndësi, ne jemi familje dhe kalojmë mirë me njëri-tjetrin”, tha Berisha.