Valero: Vendimi për ta pezulluar kampionatin në Seria A erdhi tepër vonë

Futbolli në Itali është pezulluar prej 9 mars shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Italia është shteti më i prekur në Europë nga pandemia COVID-19.

Kampionati italian Serie A, pritet të rifilloj në fund të muajit maj apo në qershor.

Për situatën e krijuar në Itali nga coronavirusi, ka folur mesfushori i Interit, Borja Valero.

Valero për gazetën spanjolle “AS”, ka thënë se vendimi për ta pezulluar kampionatin italian Serie A, erdhi me vonesë.

“Unë jam mirë, për fat të mirë gjithë familja ime është këtu me mua. Do të ishte më e komplikuar po të isha i vetëm. Vendimi për të pezulluar kampionatin erdhi tepër vonë. Ishte e nevojshme që një lojtar të infektohet për t’u pezulluar kampionati. Kampionati është dashur të ndalet më herët”, ka thënë Valero.