Valencia e befason Chelsean, e mposht në “Stamford Bridge” (VIDEO)

Chelsea nuk e ka nisur mirë aventurën në Ligën e Kampionëve, në këtë edicion, pasi është mposhtur në shtëpi të vet nga Valencia, me rezultat 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Valencia golin e fitores e shënoi me sulmuesin spanjoll Rodrigo në minutën e 74’.

“Blutë e Londrës”, kishin mundësi të artë që ta barazonin rezultatin në minutën e 88’ me Barkleyn, mirëpo anglezi e huqi penalltinë duke e dërguar jashtë portës.

Kjo ndeshje u luajt në kuadër të fazës së grupeve.

Për ta parë golin klikoni KËTU.