FOTO: KALLXO.com

Vajzat mitrovicase pësojnë debakël, mposhten me rezultat 10-0

Klubi i vajzave Mitrovica ka pësuar debakël në ndeshjen përballë klubit gjerman Wolfsburg që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rezultati përfundimtar është 10 me 0 për vajzat gjermane.

Serinë e golave për Wolfsburgun e nisi Ewa Pajor, në minutën e 15’, për rezultatin 1-0.

Për 2-0, shënoi Noelle Maritz në minutën e 27’.

Pjesa e parë  u mbyll me rezultatin 3-0, përsëri shënoi Noelle Maritz.

Në pjesën e dytë mysafiret i shënuan edhe shtatë gola.

Dy gola të shpejtë në pjesën e dytë i shënoi kapitenia Penille Harder në minutat e 46’ dhe 48’.

Noelle Maritz e kompletoi hat-trickun e saj në minutën e 63’ për rezultatin 6-0.

Kapitenja Penllie Harder shënoi në minutën e 68’ për rezultatin 7-0, duke e kompletuar hat-trickun e saj.

Për 8-0, shënoi Zsanett Jakabfi, në minutën e 79’.

Dy golat e fundit u shënuan në minutën e 85’ dhe 87’ me Claudia Neto dhe Krisine Minde, për rezultatin 10-0.

 

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve në kategorinë e vajzave.