Kosovë - Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vajzat e Kosovës pësojnë humbje të thellë  në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vajzave është mposhtur me rezultat 0-5, nga Holanda, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Mysafirët e nisën ndeshjen mirë duke kaluar në epërsi me mesfushoren e Arsenalit, Danielle van de Donk, në minutën e 11’.

Për 0-2, shënoi Katja Snoeijsin në minutën e 31’.

Holanda e vazhdoi dominimin në pjesën e parë, duke e trefishuar epërsinë në minutën e 35’, me Lieke Martensin.

Për 0-4, shënoi përsëri Katja Snoeijsin në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë holandezët e ulën tempon e lojës.

Në minutën e 90+4 Vivianne Miedema shënoi për 0-5.

Për rezultatin përfundimtar holandezet shënuan në minutën e fundit të lojës shtesë me Katja Snoeijsin.

Pas kësaj humbje Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 10 pikë.

Kurse, Holanda në vendin e parë me 27 pikë, me nëntë fitore nga nëntë ndeshje.

KALLXO.com, sjellë foto nga takimi i sotëm.

Kosovë – Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kosovë – Holandë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com