Usyk mposht Joshuan dhe bëhet kampion i ri botëror në boks

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk edhe zyrtarisht është shpallur kampion i ri i botës pas fitores ndaj Anthony Joshuat.

Usyk i ka fituar titujt botërorë IBF, WBO dhe WBA.

Boksieri ukrainas ishte më i mirë prej fillimit duke treguar se në Londër kishte udhëtuar për fitore.

Rundi i 12-të ishte fatal për boksierin Anthony Joshua i cili nuk kishte energji me boksu në sekondat e fundit të këtij rundi.

Usyk fitoi me pikë nga 12 rundit e zhvilluara mes tij dhe Joshuat.