United –City do të takohen në gjysmëfinalen e Carabao Cup

Pas përfundimit të ndeshjes Everton – Manchester United, të cilën e fituan “Djajtë e Kuq”, me rezultat 0-2, është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Manchester Unitedi do të takohet me Manchester Cityn më 4 janar.

Kurse, Tottenhami do të ketë punë të lehtë pasi do të përballet me Brentfordin, po ashtu më 4 janar të vitit 2021.