Unai Emery e dëshiron largimin e Ozilit nga Arsenali me çdo kusht

Mesut Ozil është shndërruar në një lojtar të padëshirueshëm te Arsenali.

Gjermani nuk po pëlqehet nga trajneri Unay Emery, i cili deri më tani e ka angazhuar mesfushorin gjerman vetëm në një ndeshje, duke i luajtur gjithsej 71 minuta.

E sipas “Goal.com”, Emery e dëshiron largimin e Ozilit në afatin e kalimtar të janarit me çdo kusht.

Ozil është njëri prej lojtarëve më të paguar te Arsenali, pavarësisht se nuk luan i kushton shumë klubit londinez, prandaj largimi i tij është zgjidhja më e mirë.

Për ish-lojtarin e Real Madridit, e interesuar është Fenerbahce.