Umtiti mund të transferohet te skuadra e njohur në Premierligë

Qendërmbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti, është duke e kaluar sezonin 2019/2020, në bankën rezervë, pasi Pique dhe Lenglet, janë bërë të pazëvendësueshëm në formacionin e blaugranve.

Umtiti mund të largohet nga Barcelona, në afatin kalimtar të janarit por edhe në verë të vitit 2020.

Për qendërmbrojtësin francez kanë shprehur interesim disa skuadra angelze.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Manchester City po e konsideron transferimin e Umtit, pasi Guardiola nuk është i kënaqur me qendërmbrojtësit që i ka në dispozicion.