UEFA jep sqarim për paratë e ndara për FFK-në

Federata e Futbollit e Kosovës, para disa ditëve lajmëroi se ka pranuar një shumë prej 1 milion e 900 mijë eurove të ndara nga UEFA.

UEFA këto para i shpërndan për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick.

Disa klube kosovare, kanë kërkuar mjete financiare nga FFK-ja për t’i ndihmuar gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.

UEFA, ka njoftuar se këto para janë të destinuara vetëm për FFK-në.

FFK ka publikuar edhe shkresën e marrë nga UEFA, ku tregon se kujt i diskutohen këto para.

“UEFA nëpërmjet një shkrese drejtuar FFK-së e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019. Programi i HatTrick-ut u krijua për të ofruar mbështetje financiare për federatat anëtare të UEFA-s, duke mbështetur projektet zhvillimore në të gjitha nivelet brenda territoreve të tyre. Andaj, bazuar në këtë UEFA e ka dhënë edhe sqarimin shtesë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më poshtë shkresa origjinale e UEFA-s: