Arber Zeneli duke e festuar golin e shënuar ndaj Azerbajxhanit / Foto: Atdhe Mulla. Kallxo.com

UEFA ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit

Institucioni më i lartë i futbollit evropian UEFA, përmes postimit të një video në rrjetin social ‘Twitter’, ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit kosovar Arbër Zeneli.

UEFA ka postuar një video të ndeshjes së Kosovës ndaj Azerbajxhanit, ku Zeneli kishte shënuar tre gola, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përndryshe, Arbër Zeneli sot i ka mbushur 25 vjet.