UEFA hap procedurë disiplinore ndaj tri ekipeve të Superligës Europiane

UEFA ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka filluar procedurat disiplinore ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, tri klube që ende nuk kanë hequr dorë nga projekti i Superligës Europiane.

Organi drejtues i UEFA-s ka caktuar inspektorë disiplinorë për të kryer një hetim në lidhje me shkelje të mundshme të rregullave të UEFA-s nga klubet për projektin e Superligës Europiane.

Njoftimi për themelimin e Superligës u bë më 18 prill, por u anulua dy ditë më vonë, pasi klubet nga Premierliga u tërhoqën pas presionit të tifozëve.

Nëntë nga 12 klubet themeluese të Superligës tashmë kanë hequr dorë nga ky projekt. Tottenhami, Arsenali, Manchester City, Manchester Unitedi, Chelsea, Liverpooli, Atletico Madrid, Interi, Milani kanë marrë nga një dënim financiar nga UEFA për përfshirjen e tyre në projektin e Superligës.

Disa media kanë raportuar se UEFA po mendon për një ndalim dyvjeçar nga gara evropiane për tri klubet: Juventusin, Realin e Barcelonën