UEFA hap hetime ndaj Kosovës

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Kjo për arsye të disa parregullsive që kanë ndodhur në ndeshjen e së hënës, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi e cila u zhvillua prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila përfundoi me fitore 2-0 të vendasve.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s sot pasdite ka iniciuar procedurë disiplinore për FFK-në dhe për Federatën e Futbollit të Malit të Zi.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s mund  ta dënojë FFK-në, pasi kanë vërejtur se janë hedhur gjësende në fushë nga tifozët e Kosovës.

Kurse edhe Mali i Zi pritet të dënohet për incidentin e përleshjes së tifozëve ku u desh edhe ndërhyrja të Njësisë Speciale.

VIDEO: Përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi

Trupi i UEFA-s për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë do të marrë vendim për këtë çështje me 21 nëntor, ka njoftuar UEFA në faqen e saj zyrtare.