UEFA e vlerëson Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë

Kombëtarja e Kosovës, mbrëmë pësoi humbje me rezultat 5-3, ndaj Anglinë në kuadër të Grupit A,  për eliminatoren e Kampionatit Europian “Euro 2020”.

Djelmoshat e Bernard Challandes, arritën t’i shënonin tre golave anglezëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori Valon Berisha, duke i shënuar dy gola.

Paraqitja e Berishës, u vlerësua lartë nga mediat ndërkombëtare.

Bile, UEFA e ka përzgjedhur Berishën në mesin e katër futbollistëve me paraqitjet më të mira në ndeshjet e mbrëmshme.