UEFA e vendosur për vazhdimin e kampionateve kryesore në Europë dhe Ligën e Kampionëve

UEFA sot ka mbajtur një video-konferencë së bashku me krerët e 55 federatave europiane të futbollit.

Gazeta e njohur sportive spanjolle “AS”, shkruan, se UEFA, ka vendosur që të zhvillohen kampionatet kryesore në Europë siç janë, La Liga, Premierliga, Ligue 1, Serie A dhe Bundesliga.

UEFA, ka besim se ligat do të mund të nisin në muajin maj dhe qershor, por ende nuk ka një siguri të plotë, pasi nuk dihet se si do të shkojnë punët me zhvillimin e pandemisë së coronavirusit.

UEFA së bashku me 55 federatat europiane kanë rënë në dakord që t’i pezullojnë ndeshjet e qershorit për kombëtare, në mënyrë që të lirohen datat për t’i zhvilluar ndeshjet kampionale.

Po ashtu, prioritet priten të kenë edhe Liga e Kampionëve dhe Europa League, ndeshjet cilat priten të kenë orarë më të ngjeshur në mënyrë që të përfundojnë këto gara para shtatorit.

Gjithashtu pritet një shtyrje e sezonit 2020/2021, në mënyrë që të përfundoj në mënyrë të rregullt sezoni 2019/2020.