UEFA e fshin hartën ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë

Shtëpia më e madhe e futbollit Europian, UEFA, gjatë ditës e kishte prezantuar një hartë në Facebook duke i pyetur fansat e futbollit se ku do t’i shikonin ndeshjet e EURO 2020.

Por, në këtë hartë, UEFA, kishte bërë një gabim duke e lënë Kosovën brenda Serbisë.

Për KALLXO.com, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte thënë se do të kërkoj nga UEFA, që të ndryshohet kjo hartë.

Kosova brenda Serbisë në hartën e UEFA, reagon kryetari i FFK-së

E reagimet e shumta nga kosovarët duket se kanë bërë punë te UEFA, pasi e ka fshirë hartën ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

UEFA, e ka bërë vetëm një postim, në lidhje me Sergio Ramosin dhe Matthijs de Ligt.