UEFA do ta rrisë buxhetin e Ligës së Kampionëve si kundërpërgjigje për Superligën Europiane

Shtëpia Europiane e Futbollit, UEFA, po përgatit një kundërsulm ndaj Superligës Europiane.

RMC Sport ka raportuar se UEFA po planifikon për të shtuar fonde në Ligën e Kampionëve.

UEFA po punon me një fondacion anglez për të rritur investimet në formatin e ri të Ligës së Kampionëve prej sezonit 2024/2025.

Bëhet e ditur se UEFA po planifikon që Liga e Kampionëve të ketë një buxhet fillestar prej 4.5 miliardë eurosh, i cili do të rritet deri në shtatë milardë euro.

Superliga Europiane pritet të ketë buxhet prej 6 miliardë eurove.

12 klube elitare nga Anglia, Spanja dhe Italia synojnë ta nisin Superligën Europiane, duke iu bashkangjitur edhe tetë klube tjera, të cilat për momentin nuk dihet se cilat janë.