UEFA dënon rëndë Federatën e Anglisë pas incidenteve të publikut në finalen e “Euro 2020”

Tifozët e Anglisë kishin bërë incidente në finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë e cila u zhvillua në “Wembley” të Londrës.

Disa tifozë i kishin thyer barrikadat duke u futur me dhunë në stadium, duke mos arritur t’i ndalojnë as policia e cila e kishte për detyrë ta mbante rendin për këtë ndeshje.

UEFA e ka dënuar rëndë Federatën e Anglisë pas këtyre incidenteve, me dy ndeshje pa praninë e tifozëve dhe 100 mijë euro dënim, shkruan BBC Sport.

Policia e Londrës kishte arrestuar 51 tifozë të cilit ishin përfshirë në këtë incident më 11 korrik të vitit 2021.