
UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë
06.10.2020 - 19:39
Maqedoni e Veriut – Kosovë, do të luhet të enjten në kuadër të play-off-it në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup.
UEFA në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se cilët gjyqtarë do drejtojnë këtë ndeshje.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë holandezi Danny makkelie.
Dy ndihmësit e tij do të jenë Mario Diks dhe Hessel Steegstra, po ashtu holandez.
Gjyqtar i katërt do të jetë Allard Lindhout.
Kujtojmë se kjo ndeshje është paraparë të luhet me sistemin e teknologjisë VAR.
Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, duke kërkuar kualifikimin në Kampionatin Europian, “Euro 2020”, që zhvillohet në vitin 2021.