Udinese e mposht Romën në shtëpi (VIDEO)

Udinese e ka mposhtur Romën në ‘Stadio Olimpico’, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A.

Kevin Lasagna i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12’.

Punët u përkeqësuan për Romën në minutën e 30’ pasi sulmuesi anësor Diego Perroti u ndëshkua me karton të kuq.

Ilija Nestorovski shënoi në minutën e 78’ për 2-0.

Pas kësaj fitoreje Udinese pozicionohet në vendin e 14-të me 31 pikë.

Ndërsa Roma pas humbjes mbetet në vendin e pestë me 48 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.