Udinese e mposht Juventusin (VIDEO)

Udinese e ka befasuar Juventusin dukee mposhtur me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 35-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Matthijs De Ligt në minutën e 42’.

Vendasit e barazuan rezultatin me Ilija Nestorovskin në minutën e 52’.

Golin e fitores për Udinesen e shënoi Seko Fofana në minutën e 90 +1’.

Pas kësaj fitoreje Juventusi pozicionohet në vendin e parë me 80 pikë, tri xhiro para përfundimit të kampionatit.

Në xhiron e ardhshme Juventusi luan si vendas ndaj Sampdorias.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.