Tri klube nga Brazili dëshirojnë transferimin e Balotellit

Sulmuesi italian Mario Balotelli, duket se karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në Brazil.

La Gazzetta dello Sport, shkruan se agjenti i Balotellit, Mino Raiola është duke biseduar me klubet braziliane për transferimin e italianit në Brazil për sezonin e ri.

Skuadra si Vasco de Gama, Flamengo dhe Botafogo janë në ndjekje të 29 vjeçarit, i cili pritet të largohet nga Brescia në fund të këtij sezoni.

Balotelli iu bashkua Brescias në vitin 2019 si lojtar i lirë.