Tri klube italiane dëshirojnë transferimin e Gotzes

Mario Gotze do të largohet nga Borussia Dortmundi, pas përfundimit të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të nënshkruajë kontratë të re me Dortmundin dhe do të largohet në merkaton e verës si lojtarë i lirë.

Largimin e tij e ka konfirmuar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, dje për Sky Sport Germany.

Lazio, Milan dhe Roma, kanë hyrë në garë për mesfushorin gjerman.

Roma e sheh si partner ideal me Edin Dzekon në fazën e sulmit për sezonin e ri.

Lazio dëshiron që të përforcohet me gjermanin për sezonin e ri që të jetë sa ma konkurruese në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.

Milan do ta mirëpriste transferimin e tij, duke e pasur parasysh që kostoja e tij është zero.

Për Gotzen, kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Franca, Premierliga, Turqia dhe nga Kina.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!