Trepça ’89 transferon ish-portierin e Dritës

Trepça ’89 ka njoftuar se ka transferuar portierin Darko Tafiloski nga Maqedonia e Veriut.

Tafiloski i bashkohet mitrovicasve si lojtar i lirë, pasi pas largimit nga Drita në vitin 2020 nuk ishte i angazhuar në asnjë klub.

Portieri maqedon ishte pjesë e Dritës në sezonin 2019/2020, duke qenë rezervist i Faton Malokut.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Pobeda, Schaffhausen, Koshice, Ruzhomberok, Dunajska Streda, Alashkert, Pobeda e Drita.