Trepça ’89 e mposht Drenicën në Skenderaj

Trepça ’89 ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir duke e mposhtur Drenicën me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligë.

Milot Avdyli i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 7’.

Drenica iu kundërpërgjigj Trepçës ’89, duke e barazuar rezultatin me Alban Shillovën në minutën e 16’.

Hasan Hyseni e kaloi në epërsi Drenicën në minutën e 20’.

Mitrovicasit nuk u ndalën dhe e barazuan rezultatin në minutën e 28’ me një gol të bukur të Engjëll Hotit.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve pasi në minutën e 56’ Alban Shillova i Drenicës e humbi penalltinë duke gjuajtur jashtë portës.

Në minutën e minutën e 58’ mysafirët kaluan në epërsi për herë të dytë në këtë ndeshje me Leart Eminin.

Berat Ahmeti shënoi për 4-2, në minutën e 88’ për t’ia siguruar fitoren e 8-të në këtë sezon Trepçës ’89.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë me 31 pikë.

Kurse Drenica mbetet në vendin e tetë me 35 pikë.