Trepça ’89 – Ballkani përfundon pa fitues (FOTO)
10.11.2019 - 15:22
Trepça ’89 dhe Ballkani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Ballkanit lëshoi mundësi të artë që të merrte përsëri vendin e parë, pasi Gjilani nuk shënoi fitore ndaj Drenicës.
Pas këtij barazimi Ballkani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë.
Në xhiron e ardhshme Ballkani luan me Gjilanin si vendas në Suharekë në kuadër të xhiros së 16-të.