Trajneri i Spanjës e sheh Portugalinë si kombëtaren favorite për “Euro 2020”

Kampionati Europian “Euro 2020”, do të nisë të premten më 11 qershor me ndeshjen hapëse Itali – Turqi.

Grupi i “vdekjes” konsiderohet Grupi F, me kombëtare si Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur para fillimit të “Euro 2020”, duke thënë se Kombëtarja favorite është Portugalia, e cila është kampione aktuale.

“Favoriti është kampioni në fuqi. Nëse mbaj mend saktë, në Kupën e fundit të Botës të katër gjysmëfinalistët ishin evropian. Ne jemi atje lart nga më të mirët. Ne jemi 5-6 skuadrat më të mira pa dyshim”, ka thënë Enrique.