
Trajneri i Romës e dëshiron transferimin e Pedros
30.4.2020 - 23:15
Roma dëshiron që të përforcohet në fazën e sulmit për sezonin e ri.
Duke e parë krizën e krijuar nga pandemia nga coronavirusi, në merkaton e verës lojtarëve të cilët u skadon kontrata në fund të këtij sezoni priten të jenë më të kërkuarit.
Pikërisht, Roma është në kërkim të Pedro Rodriguezit, të cilit i skadon kontrata me Chelsean në verën e këtij viti.
Është trajneri i Romës, Paulo Fonseca që e dëshiron transferimin e 32 vjeçarit.
Corriero dello Sport shkruan se Fonseca e adhuron stilin e Pedros dhe dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij për sezonin e ri.