Trajneri i Prishtinës tregon se si e mposhti Llapin

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 0-2, ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, duke thënë se kjo fitore i jep besim skuadrës së tij.

Ai ka thënë se e kontrolluan lojën duke luajtur me qetësi.

“Më vjen mirë që fituam sot, kishim posedimin, kontrollin e lojës, qetësia që duhet ta kemi gjithmonë. Ishim të kujdesshëm. Llapi ka skuadër cilësore, pjesën e dytë shfrytëzuam rastet tona dhe realizuam golin e qetësisë. Me këtë fitore jo që kemi bë ndonjë gjë shumë të madhe, por është objektiv i ekipit në çdo ndeshje tre pikë. Kjo fitore të kthen vetëbesimin. Ndeshjet tjera do të tregojnë nëse jemi rikthyer në binarë”, ka thënë Ramadani për ‘Art Sport’

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 21 pikë.