Trajneri i Prishtinës i lumtur pas fitores ndaj Ulpianës
Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq ka folur pas fitores me rezultat 0-3 ndaj Ulpianës, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligë.
Ibrakoviq ka kërkuar më shumë agresivitet nga skuadra e tij.
“Kemi luajtur ndaj një skuadre si Ulpiana që taktikisht është shumë e mirë. Ka edhe lojtarë të mirë individualë. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të dalim në lojën tonë. Ndryshimet brenda një skuadre nuk bëhen me hapa të mëdhenj, por me hapa të vegjël e të sigurt. Ne duhet që ta arrijmë qëllimin tonë dhe lojën të cilën ne e duam”, u shpreh pas ndeshjes Ibrakoviq.
Ai tregoi edhe për ndryshimet që janë bërë brenda skuadrës.
“Ndryshimet që janë bërë janë organizimi i lojës, luajmë sistem tjetër të lojës. Kjo është e vështirë por vjen gradualisht. Sa është me rëndësi të shënosh gol, është me rëndësi edhe të mos pësosh. Kemi qenë në moment të vështirë sepse nuk kemi pasur rezultate, por mua më kënaq që nuk pranuam gol. Dëshirë e jona është të shënojmë e të mos pranojmë gola”, përfundoi trajneri boshnjak, Ibrakoviq.
Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 24 pikë.
Prishtina triumfon ndaj Ulpianës në Lipjan