Foto: Kallxo.com

Trajneri i Prishtinës flet pas fitores ndaj Besës së Pejës

Prishtina është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve edhe një humbje duke e mposhtur Besën e Pejës me rezultat 4-0.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Zekirija Ramadani duke treguar se objektiv të vetëm për këtë ndeshje e kishin fitoren të cilën edhe e morën.

Ai ka thënë se testi i vëretetë i pret në xhiron e ardhshme ndaj Feronikelit.

“I uroj futbollistët për fitore, pasi që krijuan shumë raste dhe arritën të konkretizonin disa prej tyre. Objektivi ynë për këtë takim ishin tre pikët dhe i’a dolëm. Testin e vërtetë do ta kemi në mesjavë ndaj Feronikelit. Kemi punuar gjatë kësaj periudhe pushimi dhe me të vërtetë do të shohim nëse kemi patur progres apo jo”, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.

Në kuadër të xhiros së shtatë Prishtina luan si mysafir ndaj Feronikelit më 21 tetor.