Trajneri i Moldavisë: Kemi probleme politike me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve, në Grupin 3 të Ligës C.

Dardanët, do të përballen me Moldavinë, Greqinë dhe Slloveninë.

Nëse e shikojmë anën politike, Moldavia dhe Greqia, nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Për këtë ka folur trajneri turk i Moldavisë, Engin Firat.

Firat e ka përmendur anën politike për këto dy përballje, duke thënë se Moldavia nuk mund të luajë në Kosovë e po ashtu Kosova nuk mund të luajë në Moldavi.

“Është grupi më i fortë, të gjitha ndeshjet do të jenë të forta. Nëse ka një favorit, atëherë do të jetë Kosova që ka luajtur mirë kohët e fundit. Por edhe Greqia e Sllovenia janë kundërshtarë të fortë. Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi. Së pari duhet të zgjedhim këtë problem e më pas të mendojmë për ndeshjet. Por besoj që do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Firat.

 

Trajneri i Greqisë: Kosova është shumë e mirë dhe është zhvilluar