Trajneri i Malit të Zi: Kosova ka bërë lojë të jashtëzakonshme

Trajneri i kombëtares së Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, e ka uruar Kosovën për fitoren e sontme me rezultat 2 me 0.

“Kanë bërë një lojë të jashtëzakonshme”, tha ai për djelmoshat e kombëtares së Kosovës.

“Duhet të theksoj se vërehet një angazhim më i mirë se sa në ndeshjet e kaluara”, shtoi Hadzibegic.

Trajneri i kombëtares malazeze tha se ekipi i tij është në një krizë rezultatesh.

Kombëtarja e Kosovës fitoi sonte me rezultat 2 me 0.

Kjo lojë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Europianin 2020.