Trajneri i Greqisë flet para ndeshjes ndaj Kosovës

Trajneri i Greqisë, John van’t Schip, ka folur në një konferencë për media, para ndeshjes ndaj Kosovës, që do ta zhvillojnë të dielën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Schip, ka thënë se i njeh mirë lojtarët e Kosovës, personalisht i njeh Arbër Zenelin dhe Milot Rashicën, të cilët kanë luajtur në kampionatin holandez.

“Natyrisht ne e kemi parë Kosovën, ka qenë periudhë e quditshme për të gjithë ne, sepse na është dashtë t’i shikojmë ndeshjet që janë luajtur para 10 muajve. Ka një ekip të mirë të organizua, unë personalisht i njohë shumicën e lojtarëve, personalisht i njohë  dy lojtarë që kanë luajtur në Holandë, Rashica dhe Zenelin. Ne do ta luajmë lojën tonë, nëse kundërshtari na sulmon ne do të mundohemi të mbrohemi”, ka thënë trajneri i Greqisë.

John van’t Schip, ka deklaruar se në këtë grup nuk ka favorit, pasi sipas tij jo gjithmonë fiton favoriti.

“Natyrisht ky është futbolli, kemi katër ekipe në grup, nuk ka ndeshje në futboll asnjëherë, e dimë që favoriti jo gjithmonë fiton, ne do të mundohemi që ta zhvillojmë lojën tonë. Duhet të vazhdojmë të luajmë si duhet dhe si dimë, në mënyrë që të kenë lojtarët besim në vetvete dhe natyrisht që do të vijnë rezultatet”, ka deklaruar Schip.

I pyetur se si do të luajë në ndeshjen e nesërme, Schip, ka thënë se ende nuk ka vendosur për formacionin e nesërm.

“Ne do ta shohim pas stërvitjes së sotme, pasi kemi luajtur para dy dite. Sot do të vendosi se me cilët lojtarë do të luajë nesër. Natyrisht që të gjithë janë të gatshëm, por do ta shohim të cilët do të luajnë. Është herët që ta vendosim se cilët do të luajnë, por nesër 75 minuta para ndeshjes do ta keni listën e lojtarëve të cilët do të luajnë. Formacioni do të jetë i njejtë, pak a shumë duhet t’i përshtatemi kundërshtarit, si do të luajnë ata ne do t’i përgjigjemi”, ka potencuar ai.

Kosovë – Greqi, do të luhet në kuadër të Ligës C, në grupin 3, në Ligën e Kombeve.