Trajneri i Feronikelit flet pas fitores ndaj Arbërisë

Feronikeli ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores 0-1, ndaj Arbërisë në 1/8 e finales.

Goli i vetëm u shënua nga Marko Milçkoviq në fundin e takimit.

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka treguar se është krijuar një atmoserë e mirë në skuadër prej ardhjes së tij. Ai ka thënë se Feronikeli është një skuadër ëqë është mësuar të fitoj trofe.

“Kemi krijuar një atmosferë të mirë që kur unë jam bërë pjesë e Feronikelit. Fitore të tilla në fund normalisht se të shijojnë më tepër, por edhe të dërgojnë drejt rrugës së suksesit, pasi që Feronikeli është një ekip që është mësuar të fitoj trofe. Falënderoj futbollistët për gjithçka që treguan sot, por ne kemi akoma punë për të bërë”, deklaroi Duro për “Art Sport”.

Feronikeli fiton më vështirësi ndaj Arbërisë