Trajneri i Dritës thotë se lojtarëve të tij po i mungon finalizimi

Drita ka shënuar fitore me rezultat 0-1, ndaj Malishevës në kuadër të xhiros tretë në Superligë.

Gjilanasit fituan me golin e Ardit Tahirit i cili shënoi në fund të takimit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar se lojtarëve të tij po i mungon finalizimi

“Është fillimi i kampionatit, po krijojmë mjaft por po mungon finalizimi. Me kalimin e kohës do të vijë edhe finalizimi që të zhbllokohet ndeshja më herët dhe të fitohet. Kemi qenë kërkues gjatë tërë kohës, por kemi pasur përballë një kundërshtar të fortë me një besim të madh”, ka deklaruar Nuhiu.

Pas tri ndeshjeve Drita i ka grumbulluar shtatë pikë.

Drita triumfon ndaj Malishevës