Trajneri i Dritës: Me meritë fituam ndaj Flamurtarit

Drita ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Flamurtarit me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligë.

Kjo fitore Dritës ia ka dhuruar vendin e parë në Superligë me 46 pikë, dy më shumë se Ballkani që pozicionohet në vendin e dytë me një ndeshje më pak.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, duke thënë se nuk ka fitore të lehta, për ta ishte e rëndësishme që ta fitonin ndeshjen e sotme të cilën sipas tij e kishte merituar skuadra e tij.

“Nuk do të ketë fitore të lehta dhe këtë ua kam thënë edhe futbollistëve. E rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen, pas pauzës së gjatë për shkak të pandemisë. Na mungoi goli i rehatisë, por futbollistët dhanë maksimumin dhe me meritë e fituan ndeshjen”, deklaroi fillimisht Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Trajneri shkupjan, ka thënë pas kësaj ndeshje i mbetet që të përgatiten për ndeshjen e ardhshme të cilën e luajnë ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë.

“Skuadra reagoi mirë dhe kjo ishte me rëndësi. Ritmi ndoshta nuk ishte në nivelin më të lartë, por është e kuptueshme. Tani na mbetet për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës”, ka potencuar Ardian Nuhiu, i cili para disa ditësh ka nënshkruar kontratë të re me Dritën e cila e mban në Gjilan deri ën vitin 2022.

Drita lidere e Superligës, mposht Flamurtarin (FOTO)